Magazina

Studimi: Kjo është mosha ideale kur duhet të filloni të mësoni një gjuhë të huaj

Të mësosh një gjuhë të huaj, është vërtetë një sfidë. Prindërit sa vjen e më shumë, po ia imponojnë fëmijëve mësimin e një gjuhe të huaj që në moshë fare të vogël. Kjo për arsye se truri i një fëmije e ka më të thjeshtë të fitojë një gjuhë të huaj, se sa një i rritur. Por a ka ndikim faktori moshë në mësimin e një gjuhe?

Shkencëtarët pajtohen kryesisht se fëmijët janë nxënës më të mirë gjuhësorë, por nuk e dinë pse. Disa paraqesin faktorët biologjikë si arsye. Or a mos vallë truri i fëmijëve është më elastik se i të rriturve? Apo mos vallë është si teoria e Steven Pinker, një psikolog në Harvard i cili thotë se truri ka një instinkt për mësimin e gjuhëve të huaja, i cili zbehet me kalimin e moshës. Të tjerë mendojnë se është mjedisi dhe stimujt e veçantë që kanë fëmijët dhe jo çështje e trurit. Ata kanë një motivim më të madh për të komunikuar, ose për të imituar më të rriturit, dhe nuk kanë frikë të bëjnë gabime.

Madje fëmijët e kanë më të thjeshtë edhe përvetësimin theksit, ndryshe nga të rriturit, të cilët duan një kohë shumë të gjatë për të perfeksionuar theksin e një gjuhe të huaj. Për të provuar një teori të saktë, u zhvillua një studim, me 670.000 persona, të cilët u pyetën për njohuritë e tyre në anglisht, dhe për moshën në të cilën kishin filluar ta mësonin. Nga këto studime u zbulua se mosha kur duhet të mësohet një gjuhë e huaj është 17 vjeç. Personat që e kishin mësuar gjuhën e huaj në këtë moshë, ishin ata të cilët e dinin edhe më mirë.

Fëmijët që fillojnë në moshën 5 vjeçare nuk ishin më të aftë se ata që fillojnë në moshën 10 vjeçare. Por ka ende arsye për të filluar në vitet e para të shkollës, si në Danimarkë dhe Suedi. Për shkak se zotërimi zgjat një kohë të gjatë – mbase 30 vjet derisa përmirësimi të pushojë – ata që fillojnë në moshën 5 vjeçare janë të detyruar të lexojnë dhe të shkruajnë anglisht në universitet, deri atëherë kanë bërë shumë më tepër përparim sesa ata që kanë mësuar në moshën 10 vjeçare, edhe nëse niveli i tyre është pothuajse e njëjtë me një 40 vjeçar.

Related Articles

Back to top button