Magazina

Ankoheni shpesh? Ja shpjegimi i psikologëve

Ankimet nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sipas psikologëve, ankimet e shpeshta jo vetëm do të dëmtojnë gjendjen tuaj psikologjike, por edhe të njerëzve përreth. Sipas neuroshkencës, sinapset e trurit janë të ndara nga njëra tjetra dhe në mendime të caktuara, qofshin ato negative apo pozitive, njëra anë e trurit dërgon sinjale në anën tjetër.

Në raste mendimesh negative, truri rëndohet dhe për pasojë ju bën të ndjeni stres e trishtim. Përveç kësaj, psikologët shpjegojnë se ankesat e shumta në lidhje me çështje të caktuara bëjnë që edhe njerëzit përreth jush të mërziten e t’ju përçohen energji negative.

Në mënyrë që të mbroni shëndetin e trurit, ndaloni vesin e të ankuarit dhe mendoni pozitivisht sepse stresi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e rrezikut të sëmundjeve të caktuara, përmendim këtu sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet neurologjike, obezitetin etj.

Related Articles

Back to top button