Gazetarja nga “MTV” shkoi në Mekë, si e ndryshoi Islami jetën time
“Ndihem shumë e ulët”, është shprehur Kristiana Beker Kristiane Backer) në ditarin e saj më 1991. Në atë kohë ajo ndiqte një jetë të cilën e ëndërronin mijëra të rinj nga mbarë bota.
Ajo u zgjodh në mesin e mijëra konkurrentëve si prezantuesja e parë gjermane në ‘MTV Europe’
dhe për punën e saj në televizion u shpërblye me çmimin më prestigjioz gjerman për televizion “Kamera e artë”.
Megjithatë, ajo ende ndihej e zbrazët. Në gusht të vitit 1992 ajo u martua me njërin prej kriketëve më të njohur pakistanezë, Imran Kan.
Ai e shtyu që ta lexojë Kuranin dhe pastaj ajo vazhdoi edhe me libra të tjerë rreth besimit. Pas udhëtimeve të shumta në botën islame dhe pasi e kuptoi se e kishte gjetur rrugën shpirtërore, ajo e pranoi Islamin në xhaminë e Londrës më 1995 dhe përfundimisht e la punën e saj në MTV. Në vitin 2009, në Gjermani, ajo botoi librin autobiografik të titulluar “Nga Mtv në Mekë, si e ndryshoi Islami jetën time”. Libri është duke u përkthyer në arabisht, anglisht dhe turqisht.
Kristiana është duke punuar në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor dhe është ambasadore botërore për Fondacionin e Hulumtimeve Islame. Në kohën e fundit, ajo u nderua nga Republika arabe e Egjiptit me medaljen presidenciale për art dhe shkencë,
për përpjekjet e saj në mirëkuptimin e Islamit në perëndim.
Në librin e saj të ri, Kristiana Beker flet hapur për cektësinë e televizionit dhe biznesit muzikor të cilat veç i ka lënë. Si dikush që hyn në Islam ajo ka jetuar një jetë midis dy botësh, pa u pranuar plotësisht nga tjetra. Ajo u rrit si protestante në Hamburg. 43 vjeçarja Beker tani falet pesë herë në ditë dhe nuk pi alkool. Ajo u jep para të varfërve dhe agjëron muajin ramazan.
“Së pari, lidhja jote me Zotin në Islam është shumë e afërt, sepse ti falesh disa herë në ditë. Kur falesh pesë herë në ditë, ti lidhesh me Zotin secilën herë që falesh. Tjetra gjë është se unë nuk mund t’i kuptoj disa doktrina të krishterimit. Nuk mund ta kuptoj konceptin e tërë të trinitetit që mëson unitetin e atit, birit dhe shpirtit të shenjtë në një.
Gjithashtu isha e magjepsur nga humanizmi i njerëzve të cilët i kam takuar dhe të cilët mund të shihen në tërë Orientin”
– thotë ajo.
Kthimi në Islam
Vendimi për pranimin e Islamit solli ndryshim në të. Ajo tani vesh funda të gjatë dhe bluza me mëngë të gjata. Prindërit e saj, të afërmit dhe shoqet janë mërzitur. Kristian kujton dhe shton se në fund secili e pranoi vendimin e saj. Por mediat gjermane nuk ishin aq të sjellshme. Kristiana Beker beson se islamofobia aktuale në Evropë mund të jetë gjurmë e konflikteve historike.
“Por një gjë s’mund ta kuptojë: kohën e literaturës orientale të Gëtes kur inspiroi Lëvizjen Romantike. Duket se në atë kohë ishte në dukje një sinqeritet i madh dhe ndoshta një mirëkuptim i madh për fenë dhe kulturën tjetër, fundja në baza kulturore.”
Kritika e quajti librin e saj naiv, duke thënë se ajo injoron anët negative të shoqërisë myslimane. Por Kristiana tregon se shumë prej asaj që po ndodh në botë në emër të Islamit është absolutisht jo-islame.
Rreth librit
“Do të isha e lumtur nëse libri im i frymëzon njerëzit ta zbulojnë anën e tyre shpirtërore dhe ta njohin veten. Në anën tjetër, dua të ndihmoj në sqarimin e disa paragjykimeve rreth Islamit. Dëshiroj të ndërtoj ura dhe të ndihmoj mbështetjen e dialogut ndërmjet feve dhe kulturave të tyre.”
Në kohën kur ndryshimet e kulturave dhe besimeve jetojnë së bashku më afër se më parë dhe në kohën kur Islami u bë temë e nxehtë në sajë të ekstremizmit të cilin e errësojnë fjalimet në media,
Kristiana e botoi librin e saj “Nga MTV në Mekë”. Ajo në të tregon ngjarjen se si një prezantuese e MTV-së e cila kishte çdo gjë që mund t’i ëndërronte një i ri, si:
famën dhe jetën e mrekullueshme, u kthye në fenë më të përfolur dhe më të keqkuptuar në perëndim dhe pavarësisht nga sfidat e mëdha profesionale,
e gjeti qetësinë e brendshme në jetë si praktikuese e Islamit.
Ajo shpjegon se si i zgjidhi paragjykimet të cilat e përcjellin rrjedhën e përgjithshme të Islamit, se si gjeti vlera të përbashkëta ndërmjet feve dhe si e gjeti të vërtetën-Islamin.