Macet nuk janë të papastërta
Macet nuk konsiderohen si naxhis (te papasterta). Prej tyre eshte transmetimi i Aishes (All-llahu qofte i kenaqur me te), te ciles nje grua i solli dicka per te ngrene derisa ajo ishte duke u falur. Ajo ia beri me shenje asaj gruaje qe ta leje enen me ushqim poshte. Derisa falej Aisha, nje mace filloi te haje nga ena me ushqim.
Pasi e fali namazin, Aisha hengri nga ajo ene duke thene: “I Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thene: ´Ato (macat) nuk jane naxhis (te papasterta), per me teper, ato jane prej jush.´ Hadithi gjendet ne Sunenin e Ebu Davudit.
Ne transmetime tjera mesojme se, i Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka marrur abdes nga ena ne te cilen maca ka pire uje, etj.
Andaj, me fjalet “..ato jane prej jush (el-tava´fi´na alejkum)” nenkuptohet nje raport sikur me robin ne shtepi, dmth, jane gjithmone ne shoqeri te njerezve, jane pjese e jetes/mjedisit te tyre, etj.
Mbatja e maceve në shtëpi është e lejuar, pasi Ebu Hurejra radijAllahu anhu mbante mace dhe Pejgamberi alejhi selam nuk ia ndaloi dhe për këtë shkak edhe e quajti Ebu Hurejre (baba i maceve).