Magazina

Mendja japoneze: gati xhamia e parë e lëvizshme në prag të Lojërave Olimpike të 2020-ës (Video)

Një kamion i madh shfaqet ngadalë përpara stadiumit, duke u stacionuar për t’u kthyer në një vend adhurimi. “Mirë se vini në xhaminë e lëvizshme!”, uron kompania për ngjarjet sportive dhe kulturore në Tokio.

Kryeqyteti japonez po përgatitet për Olimpiadën Verore 2020 dhe xhamia e lëvizshme është një prej risive të këtij aktiviteti të madh të sportit botëror.

Yasuharu Inoue, drejtor ekzekutiv i projektit, tha se mundësia që mos kishte vendfalje të mjaftueshme për besimtarët muslimanë gjatë lojërave ishte një informacion alarmues për vendin e tyre. Xhamitë e lëvizshme të kompanisë së tij kanë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme olimpike, nëse është e nevojshme.

“Si një vend i hapur dhe tolerant, ne duam të ndajmë idenë e mikpritjes japoneze për dhe me muslimanët”, tha Inoue kohët e fundit.

Xhamia e parë lëvizshme u prezantua më parë këtë javë në stadiumin Toyota në qytetin me të njëjtin emër, i cili është edhe selia e Toyota-s.

Falja e parë në xhami, ajo inaguruese, u krye dhe nga studentët indonezianë, të cilët ishin viktima të cunamit në Oqeanin Indian në 2004.

Është vlerësuar se në Japoni, që ka rreth 127 milionë banorë, jetojnë nga 100,000 në 200,000 muslimanë.

https://youtu.be/HgRa3DhBY_k

Related Articles

Back to top button