Mjeku Rumun: Pranon Islamin dhe me vete i merr edhe 1000 të tjerë!
Në vazhdim ju ofrojmë tregimin për mjekun nga Rumunia i cili vetëm për një bamirësi pranoi Islamin dhe pastaj ishte shkaktar që 1000 njerëz ta pranojnë Islamin.Njëherë Dr. Stefan udhëtoi në Turqi, si një turistë, mirëpo atje u humb, kërkonte një hotel ku do të flinte, mirëpo nuk mund të gjente assesi.
Në mbrëmje e pyeti një kalimtar për ndonjë hotel, ndërsa ai i tha se këtu afër nuk ka asnjë hotel dhe e mori me vete në shtëpinë e tij.Erdhën në shtëpinë e tij të vjetër dhe kur hapën derën aty ishin fëmijët dhe dy gra (gruaja dhe nëna). Ajo dhomë ishte e vetmja hapësirë në shtëpi.
Me familjen doli jashtë, që të flenë nën një pemë të oborrit, ndërsa mysafirit ia lëshuan dhomën e vetme që e posedonin. Ky rumun mbeti i habitur nga një gjest i tillë dhe e pyeti pse e bëri këtë, kur ky as nuk e njihte? Ndërsa muslimani i tha se është obligimi i tyre që ta presin sa më mirë mysafirin.
E pyeti se çka është Islami, ndërsa ky i tha se nuk ka njohuri të mëdha për Islamin, por i propozoi që vetë ta merrte Kuranin dhe ta lexonte.Pas kësaj Dr. Muhamed Stefan e bleu një Kur’an dhe disa libra me hadithe dhe filloi t’i lexojë vazhdimisht.
Pas dy muajve ai dëshmoi se nuk ka Zot tjetër dhe se Muhamedi a.s. është i Dërguar i Tij. Pasi që pranoi Islamin filloi të thërras njerëzit të tjerë në Islam dhe për këtë udhëtoi në shumë vende të botës. Me sebepin e tij, afër 1000 veta e kanë pranuar Islamin.