Magazina

Pse feja islame u quajt me këtë emër?

Pyetje: Pse feja Islame u quajt me këtë emër?

Përgjigja: Sepse ai i cili hyn në këtë fe, i është nënshtruar Allahut dhe ia ka dorëzuar veten Atij. Ashtu sikurse i është nënshtruar çdo gjëje prej ligjeve që vijnë nga Allahu dhe i derguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të).

Allahu i Lartësuat thotë: “Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten.” [El Bekare 130].

Dhe thotë: Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” – ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!” [El Bekare 131].

Gjithashtu ka thënë: Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen. [El Bekare 112].

[Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike]

Abdulaziz ibn Baz

Related Articles

Back to top button