Soda e bukës kushton pak, por vlen shumë!
Soda e bukës kushton pak por vlen shumë dhe gjen përdorim të gjerë në jetën e përditshme.
Ja disa këshilla për përdorimin e saj:
1 -Soda e bukës pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthull molle të egër dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriteni 2-4 herë në muaj dhe rezultati do të jetë: dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.
2- Maskë fytyre me Sodë buke. Përdoret në shumë maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi, ajo shërben si një pastrues i lëkurës. Është pefekte për lëkuren e ndjeshme, dhe ka efekt më të mirë se sheqeri.
Përbërësit:
1 të verdhë veze dhe 1 lugë sodë buke.
Përgatitja: Merrni vetëm të verdhën e vezës dhe hidheni në një enë, pastaj mbi të hidhni një lugë (caji) sodë buke. Përzieni mirë, nëse vëreni që masa nuk është e mjaftueshme për lëkurën e fytyrës, mund të shtoni dhe një të verdhë veze. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni maskën e krijuar mbi fytyrë. E lini të qëndrojë 15 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të vakët.
3- Eshtë e ditur që lufton e pastron parazitët nga frutat dhe zarzavatet. Mjafton 1 lugë sodë buke e tretur në ujë e më pas i shpëlajmë mirë.
4- Si të shmangim erën e djersës nga sqetullat dhe këmbët. E njohur për vetitë e saj shumë të mira, soda e bukes pengon rritjen e baktereve dhe eliminon erën e pakëndshme.
a- Si ta përdorim sodën e bukës: Pudrosni këpucët në sasi të vogël në mënyrë që të thithi aromat e pakëndshme dhe të parandalojë bakteriet. Ose bëjini këmbëve banjo me ujë të ngrohtë dhe hidhni një lugë (gjelle) sodë buke. Zbut dhe shplodh këmbët. Tretet në ujë të vakët 2 lugë sodë për cdo litër ujë.
b- Era e sqetullave. Nuk ësh të djersa që i bën sqetullat tuaja të mbajnë erë, por bakteret që zhvillohen në to. Kështu, lagni një pambuk ose një copë me sodë buke dhe fërkoni me të sqetullat. Soda ka veti të mbyllë poret dhe nuk i lejon mikrobet të hyjnë brenda. Thith erën e keqe.
5- Ndihmon tretjen e ushqimit. Tresim 1 majë luge në ujë dhe e pijmë.
6- Për pastrimin e tapeteve, e hedhim mbi to dhe pas 8 orëve i shkundim e kalojmë fshesën me korrent.
7- Lufton kriprat e depozituara të ujit në lavatrice dhe enëlarëse, gjatë procesit larës, 1 lugë me ilacin larës.
8- Mjafton 1/2 gotë sodë në frigorifer, për të hequr erërat.
9- Me një copë ku kemi hedhur sodë, fërkojmë orenditë e argjendta. Pastrimi i garantuar.