STUDIMI: Ja si e shkakton sheqeri kancerin
Hulumtuesit kanë gjetur se sheqeri ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë diabetin, sindromin metabolik, sëmundje të zemrës dhe kancerin.
Në fakt, shkencëtarët nga Instituti i Kancerit Huntsman në Utah ishin ndër të parët që zbuluan se zhvillimi i tumorit varet nga sheqeri.
Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Dhe sipas Don Ayer, një profesor në Departamentin e Shkencave Onkologjike në Universitetin e Utah-së, tha: “Është bërë e njohur që nga viti 1923 se qelizat e tumorit përdorin më shumë glukozë se qelizat normale. Hulumtimi ynë ndihmon që të shohim se si zhvillohet ky proces, dhe si mund të ndalohet për të kontrolluar rritjen e tumorit”.
Deri më tani studime të ndryshme kanë konfirmuar se njerëzit me nivele më të larta të glukozës në gjak zhvillojnë më shumë kancer, dhe se njerëzit me kancer, të cilët gjithashtu kanë nivelet më të larta në gjak të glukozës, shpëtojnë më së paku nga kanceri, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse të gjitha qelizat kanë nevojë për glukozë – një formë sheqeri që transformohet në energji, qelizat e kancerit lulëzojnë duke u ushqyer me sheqerna të rafinuar, të gjetur zakonisht në ushqimet e përpunuara dhe sheqerkat.
Procesi kur glukoza thyhet për të dhënë energji quhet “glikolizë”. Në një qelizë të shëndetshme, glukoza konvertohet në “pyruvate”, i cili kalon në stacionet e energjisë ose në mitokondri për t’u “djegur” në prezencë të oksigjenit.
Qelizat e kancerit gjithashtu kanë nevojë për glukozë, të cilën e bëjnë vetë. Por, ndryshe nga qelizat e shëndetshme, ato me kancer e krijojnë energjinë e tyre në mungesë të oksigjenit. Kjo quhet “glikoliza anaerobe”.
Kështu, ekspertët e shëndetit thonë se mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin është mos ushqimi i qelizave të kancerit, duke i lënë “të vdesin” për glukozë.
Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sidomos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer.