Magazina
Bugatti 5 milionësh me rreth 1.600 kuaj fuqi
Prodhuesi i super-veturave Bugatti paralajmëroi modelin e tij më të ri Divo.
Bugatti Divo, i bazuar në Chiron, do të debutojë në Monterej më 24 gusht.
Kompania nuk ka zbuluar asnjë detaj të super-veturës, por vetëm siluetën e saj që tregon dritat e pasme OLED dhe avancim drastik të aerodinamikës.
Drejtori i Bugatti, Stefan Winkelman, paralajmëroi se modeli më i ri i kompanisë do të jetë shumë lëvizës, por nuk zbuloi se sa kuaj fuqi do të ketë.
Spekulohet se vetura do të ketë motor Chiron W16 me katër turbo-mbushës që sigurojnë 1.517 kuaj fuqi, ndërsa nga 0-100 km/h arrin për 2.5 sekonda.
Bugatti Divo do të kushtojë 5 milionë euro dhe do të prodhohen vetëm 40 njësi.