MagazinaReligjioni
“Çudi me disa njerëz!” Hoxhë Fadil Musliu
Disa njerëz me çdo kusht mundohen që të jenë në qendër të vëmendjes!
Të tillët nuk janë fare parimor, ata i shkelin edhe parimet fetare vetëm e vetëm që t’ju përmendet emri apo që të jenë prezent në media çfarë do qofshin ato dhe të kujtdo qofshin.
Ata nuk e kanë problem që të gënjejnë, të shpifin apo të sajojnë diçka që nuk ekziston!
Ata kanë nja hall, një brengë, një dert! Që t’ju përmendet emri, të marrin lavdata qoftë edhe nga njerëzit jo kredibil, jo të besueshëm dhe të pa dëshmuar në punë të mira.
Emrat e tyre do të përmenden sigurisht, po si do të përmendën?!
Si emri i Muhamedit(alejhi salatu ve selam) që lavdërohet, apo si emri i Ebu Lehebit që mallkohet!
Zoti e ruajtë këtë popull dhe këtë vend nga këta njerëz “autoritativ”!