Magazina
Ja kur falet namazi i Kurban Bajramit në Luginë
Kurban Bajrami është ditën e martë më 21 gusht, ndërsa falja e Bajramit bëhet në orën 6.25.
Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice.
Simbolikë tjetër e kësaj feste është therja e kurbanëve dhe dhuratat për të varfrit. Manifestimi i Kurban Bajramit do të bëhet në të gjitha Xhamitë e Luginës.