Magazina
Rreth 840 ura në Francë rrezikohen të shemben
Një e tretave e urave nga 12 mijë sosh, apo rreth 840 në Francë janë dëmtuar rëndë dhe janë në rrezik për t’u rrënuar në vitet e ardhshme, njoftoi sot komisioni i qeverisë franceze.
Ndërsa qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron ka premtuar tashmë për të rritur shpenzimet në infrastrukturë, ajo është tani nën presion të ri pas rënies së urës në qytetin italian të Genoa të martën, kur mbetën të vdekur të paktën 43 persona.
Ministri i Transportit Elizabeth Born njoftoi javën e kaluar një plan prej një miliard euro për “shpëtimin e rrugëve franceze”, duke përfshirë ura dhe tunele.