Magazina

SHBA “shuplakë” Beogradit: Kujdes, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott deklaroi se Washingtoni është gati të ndihmojë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje.

Ambasadori amerikan tha se nuk pret që administrata e presidentit Donald Trump të ndryshojë në mënyrë drastike qëndrimin e Washingtonit lidhur me statusin e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Beograd, Scott theksoi se interesat amerikane nuk ndryshojnë nga presidenti në president dhe se qëllimi i SHBA-së mbetet paqja dhe stabiliteti në Ballkan, si dhe transformimi drejt demokracisë dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike, përcjes Telegrafi.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjes afatgjatë midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka stabilitet dhe përparim në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu thekson se zgjidhja e problemit të Kosovës kërkon udhëheqës të guximshëm dhe gatishmëri për zgjidhje kreative.

Related Articles

Back to top button