Rozë
3 vjet me diplomatin anglez/ Anjeza Shahini përkujton martesën me këtë foto
Prej kohësh, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria për të jetuar me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Connolly.
Edhe pse nuk shohim shumë postime nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale, Anjeza ka vendosur që në 3-vjetorin e martesës të publikojë një foto me bashkëshortin dhe të lërë një dedikim të shkurtër për dashurinë e tyre.
“Ky është një çift i lumtur dhe i martuar prej tre vitesh. Gëzuar përvjetorin tonë. 3 vjet martuar. Çifti i lumtur jemi ne”, shkruan Anjeza.
Kujtojmë se dyshja u martua në vitin 2015 në një ceremoni private në Britaninë e Madhe.