Magazina

A është e sigurt të pini kafenë e zier pas disa orësh?

Dikur pirja e kafes vazhdonte edhe disa orë.

Ndonjëherë ndodh që pirja e kafesë së zier në mëngjes, ta përfundojmë në mbrëmje. Kanë mbetur edhe pak orë deri në fund të kohës së punës dhe ngadalë ndieni lodhje… Në atë çast merrni filxhanin me kafe të zieri cili që nga mëngjesi qëndron mbi tavolinë dhe pyesni “A është mirë ta pi?” Kjo është përgjigjja!

1. Si do të jetë puna nëse është fjala për kafenë me qumësht?

Nëse është e mbyllur mirë dhe e ruajtur në frigorifer, qumështi mund të jetë i mirë dhe një javë pas kalimit të afatit, mirëpo nëse e lini kafenë në lokal të ngrohtë më shumëse disa orë – përgatitni kafe tjetër vetës! – transmeton Telegrafi.

2. A ndryshon shija e kafesë?

Mu sikur edhe kokrrat e kafesë qëndrojnë të freskëta afërsisht dy javë, po ashtu edhe kafja e zier mund të ndryshojë shijen pas afro 30 minutash, ndërsa pas këtij afati përafërsisht keni katër orë para se vaji i kafesë “të prishet”, transmeton Yahoo.com, gjë që do të rezultojë me shije të keqe. Kafja e zier mund të ndryshojë shijen pas afro 30 minutash.

3. A do t’i shkatërrojë mikrovala bakteret nga kafja?

Mikrovala do t’i vrasë bakteret, mirëpo duke pasur parasysh që nxeh përmbajtjen nga jashtë brenda, është shumë e sigurt që disa “paketa” të vogla bakteresh megjithatë do të mbesin, andaj nuk do të duhej ta përdorni këtë teknikë.

4. A prishet uji në të cilin është zier kafja?

Uji thith shijet nga ambienti dhe vetvetiu ato ndryshojnë, mirëpo edhe nëse nuk ruhet e mbuluar me kapak në frigorifer, uji nga gota mund të pihet edhe pas disa ditëve.

5. A është e sigurt të pihet kafja e zier pas disa orëve?

Kafja e zezë është e sigurt për ta pirë, ndonëse me siguri nuk do të ketë njësoj shije të mirë. Nëse në të keni qitur qumësht, ide më e mirë është që zieni kafe tjetër, mirëpo nëse jeni të vendosur atëherë do të jetë më mirë që kafen më parë ta ngrohni në mikrovalë.

Related Articles

Back to top button