Bananet, të mira dhe të dobishme nga zemra deri te lëkura e tyre
Bananet janë shumë të shijshme dhe kanë plot virtyte të shëndetshme.
Ato janë ushqim ideal gjatë aktiviteteve sportive si dhe të dobishme edhe pas ngrënies së tyre, pasi lëkura mund të përdoret në shumë mënyra.
E mirë për t’u ngrënë
Bananet janë një nga frutat tropikale më të kultivuara.
Përgjatë shekujve, bananet janë përdorur për të lehtësuar shqetësimet e stomakut, për të reduktuar stresin, për të lehtësuar dhimbjen e urthit, për të lehtësuar kapsllëkun dhe për të stimuluar fuqinë e trurit.
Bananet sigurojnë energji të gatshme për përdorim dhe në sajë të përmbajtjes së tyre të kaliumit, janë një ndihmë efektive në luftimin e ngërçeve të muskujve.
Bananet shoqërohen menjëherë me përmbajtjen e tyre të kaliumi
Një fryt i mesëm përmban pothuajse 400 miligramë. E nëse kjo nga njëra anë e bën aleatin e sportistëve dhe atyre që djersiten shumë pasi duhet të riintegrojnë elementët e humbur, nga ana tjetër kërkon njëfarë kujdesi për ata që kanë probleme me veshkat.
Kaliumi gjithashtu favorizon funksionimin e mirë të sistemit kardiovaskular dhe ka vlera hypotensive: për këtë arsye, ata që vuajnë nga hipertensioni i butë mund të përfitojnë nga konsumimi i frutave të verdhë.
Fryti i buzëqeshjes
Bananet përmbajnë shumë substanca që promovojnë një humor të mirë dhe e bëjnë atë një antidepresiv natyral. E para është triptofani, një molekulë që kryeson sintezën e serotoninës, hormoni i humorit të mirë.
Gjithashtu serotina kontribuon në sintezën e një substance tjetër të rëndësishme për mirëqenien, melatonin, i cili rregullon ciklin e zgjimit të gjumit.
E ndaluar të hidhet lëvorja e bananes
Edhe lëkura e saj di të jetë e dobishme në mënyra të ndryshme. Rekomandohet që të lahet me kujdes nën avujt e ujit, në mënyrë që të hiqet pluhuri dhe gjurmët e substancave të padëshiruara.
Fërkimi i një lëvozhgë banane në pickimin e insekteve ose djegie të hithrave ndihmon për të lehtësuar ënjtjen dhe kruajtjen.
Gjithashtu nëse me anën e bardhë të lëvozhgës së bananes fërkojmë dhëmbët, atëherë do të shohim një efekt natyral zbardhues të tyre. Edhe për një fytyrë të pastër e të butë mund të përdorni lëkurën e bananes.