Çështja e Krahinës së Preshevës të ngritet në Bruksel e OKB, e jo vetëm nëpër deklarata politike
Çështja e Krahinës së Preshevës të ngritet në Bruksel e OKB, e jo vetëm nëpër deklarata politike
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Paraqitjet e shpeshta që jan dhe mbetëm vetëm deklarime politike të Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri te bashkimi të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.
Para se të prononcohen liderët institucional dhe politik të Kosovës e Shqipërisë, së pari do të duhej të ndërtojn një qëndrim ku dy Parlamentet nacionale edhe të diskutojn për Referendumin e kësaj krahine.
Do duhej pregaditur që çështja të paraqitet e shtrohet me fakte, dëshmi e argumente në instanca si që jan bisedimet në Bruksel por edhe në instanca e mekanizma të BE-s dhe OKB-ës.
Deri më tani asnjëher nuk është përmendur në nivele të larta, prandaj është më se e domosdoshme të shtrohet drejtë që kjo krahin është e diskriminuar dhe është në kërkim të një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme pasi ka mbajtur referendumin më 1 e 2 mars 1992, ka sakrificën dhe luftën e armatosor të UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen Konçulit.
21.08.2018