Cili është misteri i maces së zezë? Ja pse e quajnë ters
Macet e zeza konsideroheshin si shenjë e fatit të mirë në Egjiptin e lashtë, dhe shpesh qenë të lidhura me Bastet, derisa kulti i saj u ndalua në vitin 390 E.S.
Në disa vende vazhdoi cilësimi i tyre si mbrojtëse dashamirëse.
Macja e zezë, si pjesa tjetër e besytnive, ka gjithashtu anë negative dhe pozitive.
Lojërat e fatit
Sipas legjendës, në qoftë se ju puthni në kokë një mace të zezë disa herë para se të filloni një lojë, kjo do t’ju japë fat në mënyrë që ju të merrni rezultate të mira.
Në ëndrrat
Nëse para se të fleni, të përkëdhelni ose të përqafoni një mace ajo do t’ju ndihmojë të keni ëndrrat e ëmbla dhe të largoni mendimet e këqija që ju bëjnë të keni ndërlikime gjatë gjumit.
Një martesë
Në qoftë se një mace ecën, kalon ose ulet përballë një kishe teksa po zhvillohet një martesë, shumë thonë se ajo do të sjellë fat të keq në dasmë dhe se martesa nuk duhet të bëhet.
Nga ana e pasme
Nëse një mace vjen tek ju nga pjesa e përparme ajo tregon fat të mirë. Kjo nuk ndodh në të njëjtën mënyrë nëse e gjeni në shpinë. Fakti që një mace e zezë kthen shpinën në ju do të thotë se fati i mirë nuk është në anën tuaj.