Magazina
Ç’të bëni me lëkurën e pjekur të pulës, ta hani apo ta hidhni?
Lëkura e pjekur e pulës është një nga gjërat e para që konsumojnë njerëzit që i duan të kripurat. Këta njerëz para se ta pjekin pulën e “mbysin” atë me limon dhe kripë, pasi kështu u shijon.
Mirëpo shumë herë ka ekzistuar teoria se lëkura e pulës duhet hedhur. Është e vërtetë që një gjoks pule pa lëkurë ka pak kalori, por pas hulumtimeve që ka bërë shkolla për shëndetin publik në Harvard, do e kuptoni që nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës, pasi në të gjenden yndyrna të pangopura.
Dhe këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë. Prandaj konsumojeni, por jo gjithmonë.