Magazina
Fotografi amerikan shpërndanë një fotografi nga dasmat kosovare në vitin 1989

Fotografi i famshëm amerikan, Steve Mc Curry, ka publikuar një fotografi të rrallë nga dasma kosovare në vitin 1989.
Në Instagramin e tij ai ka publikuar një foto ku shihen disa burra në një veturë të cilët janë krushq e janë nisur ta marrin nusen.
Njëri nga ta mban duke valuar flamurin kombëtar shqiptar në dorë.
Mirëpo e veçanta e saj ishte se në atë kohë shqiptarët e Kosovës në flamur qëndisnin edhe një yll.
“Një person valëvit flamurin e minoritetit shqiptar të Kosovës rrugës për në dasmë. Kosovë, ish-Jugosllavi, 1989”, ka shkruar fotografi në mbishkrimin e fotografisë.
