Magazina
Heqja e vizave për Kosovën, Hahn: E mirëpritur!

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një postim në Twitter, Hahn thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave.
“Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, e mirëpritur”, ka shkruar ai në Twitter.