Kujdes ndaj gruas shtatzëne…!
Mundi i gruas shtatzëne është xhihad.
Shenjat që i mbesin në bark janë vulë me nënshkrim që dëshmojnë vështirësitë, peripecitë, mundin dhe sakrificën e saj.
Kujdesnu për gratë shtatzëne dhe mos i mundoni!
Keni frikë Allahun dhe kuptojani gjendjen pak, keni parasysh se në çfarë mundime janë, sidomos në fazën e fundit të shtatëzanisë e posaqërisht tash gjatë verës në temperaturat e larta.
Ndihmoj dhe lehtësoja e mos iu bënë barrë edhe më rëndë sepse ajo është veç me barrë.
Pastaj keni parasysh se ato në këtë fazë janë emocionalisht më të ndiejshme, prandaj mos ia merrni parasysh shumë gabimet dhe ndonjë lëshim.
Bëhuni më tolerant në këtë fazë dhe më zemërgjërë.
Mos ia pesho gabimet me peshoren e diamantit!
Seriozisht…Nënat meritojnë respektin më të lartë, ato janë më të vlefshme se gratë karrieriste që s’janë nëna sepse ato krahas dashurisë, ngrohtësisë, mëshirës dhe gjërave tjera që ofrojnë, në bazë mos të harrojmë se i ofrojnë njerëzimit gjeneratat e ardhshme dhe nuk e ndërpresin lozën njerëzore.
Ato janë gjysma e shoqërisë dhe e edukojnë gjysmën tjetër!
Allahu i bekoftë dhe i ruajtë të gjitha nënat dhe gratë shtatzëne!