Kur të martohesh vendos ligjin e Ebu Derdas
Dikush tregon:
-E kam zakon që kur shikoj dikë të moshuar në xhami të flas me të e t’i kërkoj atij të më këshillojë. Këshilla e sotme në namazin e ikindisë ishte disi më ndryshe.
Më tha: -A je i martuar?
I thashë: -Tani afër, inshallah!
Tha: -Kur të martohesh vendos ligjin e Ebu Derdasë para syve, kur i tha bashkëshortes së tij natën e martesës:
“NËSE TË MËRZIS, UNË DO TË PAJTOJ, E NËSE MË MËRZIT, PAJTOHU TI!”,
ndryshe nuk do të mundeni të jetoni.
Ky ligj bëri që Umu Derda të thotë:
“Më martoi prej familjes në dynja dhe unë kërkoj prej Allahut të Madhëruar të më martojë dhe të jetë bashkëshorti im në ahiret.”
-Mësoje veten tënde, o biri im, se suksesi yt i vërtetë është të jetosh në një familje plot dashuri dhe respekt, të jesh i lehtë, i butë dhe t’i pëlqesh mangësitë e pjesëtarëve të familjes, ashtu siç i pëlqen anët e tyre të mira. Plotëso ato të meta që mundesh t’i plotësosh dhe mos kërko askënd të plotë se nuk do ta gjesh. Vetëm në këtë formë jeta jote do të shkojë drejt!