Lërini fëmijët e pavarur që jenë më të suksesshëm
Fëmija juaj nuk mund të bëjë ende shumë gjëra vetë, por nëse e inkurajoni kjo gjë do t’i bëjë shumë mirë dhe do të forcojë tek ai ndjenjën e pavarësisë.
1.Lejojini të kthejnë faqen e librit
Një gjest i vogël, por i rëndësishëm: Përfshini fëmijën tuaj në orën e leximit, duke e lejuar të kthejë faqen, ose të mbajë librin teksa ju lexoni, për t’u ndjerë aktivë jo thjesht si dëgjues.
2.Mësojini të shkojnë në tualet
Secili fëmijë ka ritmin e tij, disa mësojnë më shpejt e disa më vonë, por tentativat dhe inkurajimi i bëjnë shumë mirë fëmijës.
3. Përgëzojini për përpjekjet e tyre
Fëmijët emocionohen kur bëjnë diçka për herë të parë për veten. Nuk këshillohet që ju vetëm t’i shikoni, por inkurajojini, lavdërojini për atë që kanë arritur.
4. Kërkojini të hanë si të rritur
Ju nuk jeni kuzhinieri i fëmijës suaj. Nëse ai nuk preferon diçka, ofrimi i shumë ushqimeve të tjera nuk sjell asnjë dobi. Prandaj, duhet t’i jepni zgjedhje të kufizuara, mes dy alternativash, duke i trajtuar si të rritur.
5. Lërini të zgjedhin veshjen e tyre
Të veshurit vetë është një moment i rëndësishëm, ndoshta fëmijët nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë derisa të futen në shkollë, por mund të filloni duke i pyetur se çfarë dëshirojnë të veshin.
6. Kërkojini ndihmë për “të gatuar” darkën
Në këtë moshë, fëmijët janë të fiksuar të bëjnë gjithçka që shohin se bën nëna apo babai, sado që mund të mos jenë të përshtatshme për ta. Por mund t’u jepni atyre detyra të thjeshta si marrja e perimeve për të bërë sallatën. Në këtë mënyrë fëmija ndihet i dobishëm që ka kontribuar në vaktin e familjes.
7. Hiqni dorë nga përsosmëria
Përpjekja për të bërë gjëra për veten e tyre është e vështirë për fëmijët e vegjël. Dhe sigurisht rezultati nuk do të jetë i përsorur. Pranojeni këtë si diçka normale dhe vlerësoni përpjekjen, jo rezultatin.
8. Jepini atyre kontrollin e kutisë së lodrave
Mësojini fëmijëve të nxjerrin dhe të fusin vetë lodrat në kutinë e tyre, tregojini se ata janë zotëruesit e saj dhe është diçka që ju përket vetëm atyre.
9. Ndani detyrat
Nëse fëmija tenton të veshë këmishën, ju mbërtheni kopsat, nëse vesh këpucën e djathtë, ju vishini të majtën.
10. Lërini të marrin vetë ushqimet e gishtave
Lërini këto ushqime në vende të lehta për fëmijët dhe kur vjen koha për të ngrënë, drejtojeni që t’i marrë vetë.
11. Le ta heqin vetë pjatën e tyre
Ritualet rreth vendosjes dhe pastrimit të tryezës janë një mundësi e mrekullueshme për të filluar mësimin e fëmijëve.
12. Kërkojuni të vizatojnë diçka për ju
Artet janë një mënyrë e mirë për të nxitur kreativitetin dhe lirshmërinë e fëmijës suaj.
13. Lëreni të luftojë
Nëse fëmija juaj ka një grindje me një fëmijë tjetër duke luajtur, jepini pak hapësië për të parë sesi i zgjidh problemet. Sigurisht nëse e shikoni të nevojshme, ndërhyni për t’i qetësuar.
14. Jepini disa përgjegjësi
Fëmija mund të kontribuojë në mbajtjen pastër të hapësirës së tij, si për shembull duke çuar rrobat e tij të palara në koshin e rrobave.
15. Lërini të lajnë vetë dhëmbët
Kjo i jep fëmijës një ndjenjë pavarësie. Megjithatë këshillojini të bëjnë kujdes të mos e kapërcejnë pastën gjatë larjes.