Merr fund dilema, Ja ku duhet ta ruani çokollatën
Debati i moçëm mbi vendin se ku duhet të ruhet çokollata është zgjidhur njëherë e përgjithmonë.
Ndërsa shumë mbajnë çokollatën e tyre të dëshiruar në frigorifer, të tjerët preferojnë të ruajnë atë në qilar kështu që shkrihet më shpejt në gojë.
Cadbury ka zbuluar se cila metodë është më e mirë për çokollatën.
Argumenti i atyre që vendosin çokollatën në frigorifer është se e parandalon shkrirjen e saj dhe mund të forcohet më shumë në këtë mënyrë edhe të ruhet më mirë.
Ata që e mbështesin atë duke e vendosur në qilar, e bëjnë këtë sepse nuk e ndryshon qëndrueshmërinë e saj të butë.
Mbajtja në këtë temperaturë gjithashtu ndalon çokollatën nga zhvillimi i pikave të bardha që merr nga temperaturat e ftohta.
Për të zgjidhur atë një herë e përgjithmonë, Angela Bishop nga Studio Ten shkoi në fabrikën Cabury në Dunedin, Zelanda e RE për të arritur një përfundim të kësaj teorie.
Cadbury i tha atij se çokollata e bërë në Australi ka një përbërës të veçantë e cila e mbron atë nga temperaturat e larta.
Të tjera vende nuk e kanë këtë përbërës në çokollatat e veta për shkak se temperaturat nuk janë aq të nxehta sa në Australi.
“Kjo është arsyeja pse ju e vendosni në dollap” tha ajo.
Eksperti i mëparshëm i çokollatën në Zelandën e RE, Luka Owen Smith tha për Stuff se edhe në një valë të nxehtë, është mirë të shmangësh ruajtjen e çokollatës në frigorifer me çdo kusht.
Nëse temperaturat janë të nxehtë shumë që çokollata të qëndrojë në temperaturën e dhomës, Owen tha se veprimi më i mirë është të fusni çokollatën në një enë të mbyllur dhe ta vendosni në frigorifer.