Magazina

Në autostradën Tabanoc-Kumanovë është shkrumbuar një makinë me targa polake

Një automjet me targa polake u dogj tërësisht pasi mori flakë në autostradën Tabanoc-Kumanovë.

Sipas buletinit policor, zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 18 derisa automjeti “skoda favorit” i drejtuar nga V.P.S. ka qenë duke lëvizur në autrostradë. Zjarri u shkaktua në pjesën e parme të automjetit. Shoferi ka ndaluar dhe me aparate kundër zjarrit është munduar që ta shuajë zjarrin, por ai u përhap duke e djegur në tërësi makinën.

Zjarri u shua nga ekipi i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale të Kumanovës. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe ekip të SPB të Kumanovës.

Related Articles

Back to top button