Magazina

Për shkak të gabimit të stafit të aeroplanit, pasagjerët qesin gjak për hunde

Rreth tridhjetë pasagjerë të një linje ajrore indiane po gjakosnin nga hunda dhe veshët pasi ekuipazhi harroi të aktivizonte presionin në kabinë.

Sipas Index.hr, aeroplani me 166 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, i linjës ajrore Mumbai-Jaipur “Jet Airways” u kthye në bazë 45 minuta pas ngritjes, pas shfaqjes së simptomave alarmuese. Një video u publikua edhe në Twitter.

Kjo video tregon se në mesin e udhëtarëve ekziston një “heshtje e vdekur” dhe se të gjithë kanë maska oksigjeni.

“Një situatë paniku për shkak të një problemi teknik në @ Jetairways 9W 0697 nga Mumbai në Jaipur. Aeroplani kthehet në Mumbai pas 45 minutash. Të gjithë udhëtarët janë të sigurt, duke përfshirë edhe veten time”, shkruan njëri nga pasagjerët në Twitter.

Pas një uljeje urgjente, mjekët ekzaminuan pasagjerët dhe linja ajrore kërkoi falje për shqetësime, raporton CNN.

Related Articles

Back to top button