Magazina

Përse Allahu i Lartësuar i ka bërë farat e mollës të hidhura në shije?

Përse Krijuesi e ka veshur farën me një cipë të trashë??

Mos vallë që ta mbrojë këtë farë të vogël? Apo të na mbrojë neve prej saj?

Brendësia e mollës përmban një përqindje të vogël të substancës se njohur Cyanide helmues.

Prandaj, farat e mollës kanë shije të hidhur, e cila zakonisht është një tregues i prezencës së helmit. Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm e ka bëre atë ushqimin më të hidhur. Gjithashtu, bajamja përmban Cyanide, që ka një shije të hidhur. Madje pesë bajame* janë të mjaftueshme që të shkaktojnë helmim në organizmin e një fëmije të vogël, nëse i ha ato. Prej mëshirës së Zotit, është se Ai i ka bëre farat e mollës të mbështjella me një cipë ngjyrë kafe të errët. Nëse i kapërdijmë farat e mollës pa i përtypur, cipa e tyre do të mbetet e pa prishur, ato e kalojnë aparatin tretës pa u copëtuar dhe shpërbërë.

Por nëse farat i përtypin dhe ua heqim cipen nëpërmjet dhëmballëve, ky veprim bën që fara të jetë në kontakt të direkt me lëngjet tretës, të cilat bëhen shkak që ato (farat) të shpërbëhen dhe gjatë këtij procesi të nxjerrin jashtë substancën Cyanide. Kjo mbart rrezik në varësi të dozës që hyn në organizëm, në varësi të ndjeshmërisë (reagimit) së çdo organizmi. Disa trupa janë shumë të ndjeshëm ndaj disa substancave, madje edhe nëse ato janë në nivele tepër të ulëta, siç është rast me disa njerëz për të cilët pickimi i bletës mund të jetë vdekjeprurës. Për këtë shkak duhet që farat mollës të hiqen përpara se ajo të konsumohet, kjo me qëllimin që të mbrohemi.

Shënim: *Bëhet fjalë për bajamet e hidhura në shije, sepse në botë rriten dy lloje bajamesh: të ëmbëlta dhe të hidhura në shije.

Related Articles

Back to top button