Lajme

Shaip Kamberi: Mos e jepni veriun për neve

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka deklaruar se nuk janë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Ai po tha se ideja e bashkimit me Kosovën po nxit emocione te banorët në Luginë dhe Kosova në këtë pikë të dialogut duhet të caktojë objektivat e veta.

“Kur të del një ide atraktive se do të bashkohemi me shqiptarët, nxit emocione dhe shprese, por ne nuk i përcaktojmë vijat e kuqe që Kosova i përcakton. Kosova duhet të përcaktojë cilat duhet të jenë objektivat e saj në këtë dialog. Kosova duhet të kërkojë të pagjeturit” shtoi Kamberi.

Kamberi tha se ata nuk kanë kërkuar të japin Veriun dhe të marrin Luginën “Ne nuk kemi thanë që ju jepeni Veriun dhe merreni Luginën dhe nëse Bashkësia Kombëtare është e pajtimit, Lugina e Preshevës ka vullnet të bashkohet me Kosovës dhe për neve nuk ka asnjë moment nuk kemi vullnet me e nda popullatën dhe cila është më ë mirë për Kosovën le të vendos ajo vetë. Kosova e ka obligim kombëtar që Luginën e Kosovës e ka obligim të diskutojë nëse jo për shkëmbim territoresh atëherë për të drejtash. Kosova duhet të ketë përfundimisht duhet të vendosë kushte për këtë pjesë të dialogut” ka thënë Kamberi.

Gjithashtu Kamberi tha se çështja e shkëmbimit të territoreve është e dëmshme për Luginën e Preshevës dhe në Luginë nuk janë për ndarje të popullatës.

“Ajo që askush në luginë nuk e do shkëmbimin e territoreve dhe kjo është shumë e dëmshme me ne, në këtë aspekt Kosova duhet të tregojë se cilat janë linjat e kuqe të këtij dialogu dhe në këtë rast vlen ajo shprehje “ mos i beso grekut edhe kur sjellë dhurata” dhe është Kosova është ajo që duhet të vendosë. Sipas statistikave ka rreth 62 për qind shqiptarë dhe 10 për qind rom dhe kemi në përgjithësi rënie të popullsisë dhe jo vetëm të asaj shqiptare” tha Kamberi.

Këto deklarata Kamberi i dha në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” do të diskutohet për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër. Folës në tryezën e moderuar nga Jeta Xharra do të jenë:; Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK; Albin Kurti, kryetar i LVV, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit; Fehmi Beja, kryetar i Komunës së Medvegjës; Nenad Rashiq, kryetar i PDP; Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, si dhe deputetë, ish-deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë tryezës do të emetohen video të shkurta të pikëpamjeve të analistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa e rajoni të dhëna ekskluzivisht për këtë tryezë. Tryeza diskutimi ‘Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, organizohet nga Emisioni ‘Jeta në Kosovë’.

Related Articles

Back to top button