Lajme

Përfundon asfaltimi i rrugës së “Karposhit” në Preshevë (Foto, Video)

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës së “Karposhit” në Preshevë, me gjithë pengesat e vazhdueshme që nga viti i kaluar.

Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi që ka qarkullim të madh të qytetarëve në këtë rrugë e cila lidh dhe fshatrat Tërrnavë si dhe fshatin Miratoc, njofton Presheva AL

Gjatë ditës së sotme Kompania Saba Bellça ka bërë asfaltimin e shtresës së dytë në këtë rrugë, punën në rekonstruimin e kësaj rruge kompania në fjalë i ka filluar që nga tetori i vitit 2017.

Udhëheqës i Drejtoratit për punë komunale, ndërtimore dhe banesore Xhelal Hasani ka qenë prezent gjatë realizmit të këtij projekti dhe ka inspektuar për së afërmi realizmin e tij, njofton Presheva.AL.

Me poshte mund ti shikoni fotot dhe Videot:

Related Articles

Back to top button