Magazina

Shkupjani 71-vjeçar, qe 60 vite prodhon akullore në Turqi [FOTO]

Shtatëdhjetë e një vjeçari İlyas Yenidoğan, i cili në moshë fëmijërore kishte migruar nga Maqedonia në qytetin turk të Kütahya, prej 60 vitesh prodhon akullore në këtë qytet, profesion të cilin tashmë e punojnë tri breza të kësaj familjeje, shkruan Anadolu Agency.

İlyas Yenidoğan migroi nga Shkupi në Kütahya në vitin 1958 së bashku me babain e tij Recep Yenidoğan, i cili ishte një mjeshtër i akullores. Përveç babait të tij, dhe gjyshi i tij kishte qenë një mjeshtër i bërjes së akulloreve, profesion ky të cilin Ilyas ende e punon në lagjen Mehmet Akif Ersoy në Kütahya.

Yenidoğan këtë profesion e ka mësuar që në fëmijëri, ndërsa tanimë 60 vjet prodhon akullore. Ai theksoi se bërja e akullores kërkon mjeshtëri.

Ai tregon se së bashku me të, edhe pesë vëllezërit e tij kanë mësuar profesionin nga babai i tyre.
Po ashtu, shton Yenidoğan, “Rreth 20 persona të tjerë që migruan nga Maqedonia mësuan profesionin e bërjes së akullores nga mjeshtri Recep, babai im. Mjeshtrit që e mësuan profesionin nga babai im, sot prodhojnë akullore në shumë vende të Turqisë”.

“Jo çdo produkt i ngrirë është akullore”

“Nëse akullorja bëhet në mënyrë të mirë”, thotë Yenidoğan, “ajo është e mirë edhe për shëndetit”.
“Është e rëndësishme të prodhohet nga duart e mjeshtrit. Ka produkte të shumta në treg që shiten nën emrin akullore. Çdo produkt i ngrirë nuk është akullore. Akullorja e vërtetë prodhohet nga qumështi, salepi, frutat dhe sheqeri. Profesioni i bërjes së akullore është profesion që kërkon shumë mjeshtëri”, shprehet Yenidoğan.

Mjeshtri shkupjan thotë se disa lloje të akulloreve bëhen vetëm me qumësht, ndërsa disa të tjera vetëm me salep. “Ne prodhojmë akullore duke përdorur vetëm përbërës organik. Ne përdorim fruta në akullore”, tregon Yenidoğan.

Ai thotë se më parë kanë prodhuar vetëm pesë lloje të akulloreve, edhe atë me ajkë, kakao, limon, qershi dhe luleshtrydhe, ndërsa tani prodhojnë 32 lloje të ndryshme.
Siç thotë ai, ky profesion është trashëgimi e gjyshit të tij, i cili është përcjellë edhe te fëmijët dhe nipërit e tij, ndërsa shton se kjo shije do të përcillet edhe te brezat e ardhshëm.

Ndërkaq, djali i mjeshtrit İlyas, Nezih, dhe nipi i tij, Cemal Yenidoğan, theksoi se ata si brez i katërt, do ta vazhdojnë këtë profesion.

Akullorja e prodhuar prej tyre shitet në ëmbëltoret dhe kafenetë në rajon.

Related Articles

Back to top button