Magazina

“Shqiponja”, Beogradi nis presionin ndaj Shaqirit

Në Beograd po mendojnë që tani për ardhjen e ‘armikut numër 1 të Serbisë’ Xherdan Shaqirit. Skuadra vendase, Ylli i kuq do të përballet me Liverpool-in, ku luan edhe zvicerano-shqiptari.

Drejtori i Yllit të kuq, Zvezdan Terziçi, deklaroi se mesfushori me tipare sulmuese do të ndikohet së tepërmi nga presioni kur të mbërrijë në Beograd.

Në Serbi ende nuk ka ikur inati, nga goli që i shkaktoi humbjen kombëtares në botëror kundër Zvicrës e më pas festimi me shqiponjë.

“Mendoj se do të jetë nën një presion psikologjik të jashtëzakonshëm, sepse ai do të dijë se ku po shkon. Ai e din që Ylli i kuq është simbol i Serbisë, do të luajë në ‘Marakana,’ por unë nuk e di nëse në të vërtetë do të vijë. Edhe nëse vjen, do të jetë i vogël sa një topth. Por dyshoj se do të vijë”, deklaroi Terziçi.

Rivali tjetër i ekipit beogradas janë edhe PSG dhe Napoli.

“Jemi të vetëdijshëm që te PSG besojnë se Ylli i kuq do të jetë një kundërshtar i lehtë për ta. PSG ka një buxhet prej mbi 1 miliard eurosh, edhe pse të deklaruar e ka 700 milionë euro. Liverpool ka buxhet mbi 550 milionë euro. Mund të blejnë kë të duan. Kjo është anormale, sepse buxheti ynë është 20 milionë euro në vit”, deklaroi zyrtari i klubit.

Related Articles

Back to top button