Si të marr gusul kur nuk kam ujë të ngrohtë?
I ftohti i madh është arsye për lejimin e tejemumit.
Pyetje : Nëse bën shumë ftohtë deri në atë gradë ku uji në enë ngrin ose kur është në ibrik shndërrohet në akull dhe një person ka nevojë të lahet ose të marrë abdes, por ka frikë se uji i ftohtë mundet të ndikojë që ai të sëmuret, si duhet të veprojë në këtë gjëndje?
Përgjigja: Falenderimi i përket vetëm Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij, më pas:
Nëse çështja është siç u përmend më lart, atëherë atij i lejohet të marrë tejemum, Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nëse jeni të sëmurë ose jeni udhëtarë ose keni kryer nevojën personale, ose nëse keni kryer mardhënie me gratë tuaja dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrat e duart tuaja.”
Por nëse është e mundur ngrohja e ujit me zjarr, atëherë është detyrë ta ngrohësh dhe të marrësh gusul, duke u bazuar tek fjala e Allahut të Madhëruar që thotë: “Dhe frikësojuni Allahut aq sa të keni mundësi.”
Suksesi është në dorë të Allahut, paqja e bekimet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
[Komisioni i perheshem per kerkimet shkencore dhe fetvate, numri fetvase 9397].
Përktheu Junus Telezi