Magazina
Vijnë këpucët prej sfungjeri, kushtojnë 800 dollarë
Kohët e fundit kemi parë dizajne të çuditshme në botën e modës, transmeton Indeksonline.
Njëllojë është edhe dizajni i fundit i këpucëve nga dizajneri i njohur Christopher Kane që është i njohur për idetë unike.
Ai për dizajnimin e këpucëve të fundit ka përdorur sfungjerin e kuzhinës. Të bëra nga lëkura dhe të dizajnuar me sfungjerë ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.
Disa nga dizajnet e këpucëve kanë edhe diamante. Çmimi i tyre nuk është fare i lirë. Ato kushtojnë 800 dollarë.