900 xhami në mbarë Gjermaninë mirëpritën vizitorë nga të gjitha besimet
Njerëzit e besimeve të ndryshme vizituan xhamitë në të gjithë Gjermaninë të mërkurën, në një ngjarje vjetore për të inkurajuar dialogun dhe për të ndihmuar në kapërcimin e keqkuptimeve rreth Islamit.
“Kjo ditë i jep mundësi më shumë se 100.000 vizitorëve për të mësuar më shumë për Islamin dhe për të biseduar me muslimanët”, tha Burhan Kesici, zëdhënës i Këshillit Koordinues musliman të Gjermanisë (KRM).
Rreth 900 xhami në të gjithë Gjermaninë morën pjesë në ngjarjen vjetore “Dita e Xhamisë së Hapur”.
Në Këln, qindra vizitorë erdhën për të parë Xhaminë Qendrore të Këlnit, vendi më i shquar i adhurimit te muslimaneve ne vend, i drejtuar nga Bashkimi Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB).
Nevzat Yasar Aşıkoğlu, kreu i sindikates, u tha vizitorëve se që nga themelimi i saj në vitin 1984, DITIB ka promovuar paqen dhe tolerancën dhe do të vazhdojë të punojë me homologët e saj gjermanë për të rritur dialogun.
Joachim Stamp, ministri i integrimit të North Rhine-Westphalia, gjithashtu vizitoi xhami të mërkurën.
Gjatë kësaj ngjarjeje, imamët bënë prezantime rreth besimit dhe kulturës islame dhe u përgjigjën pyetjeve të vizitorëve.
Gjermania, një vend me mbi 81 milion njerëz, ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës.
Në mesin e rreth 4.7 milionë muslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.
Në vitet e fundit, vendi ka parë rritje të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj emigrantëve të shkaktuar nga propaganda nga partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste.