A janë shqiptarët bijë të osmanlinjëve? – SQARIM
Sali Kabashi – Historian
Të kuptuarit e kësaj çështjeje, mund të bëhet shumë lehtë për ata që donë dhe dinë të hulumtojnë, ku edhe sot ekzistojnë e mund të gjejnë shembuj të tillë!
Duhet ta kuptojmë një gje, një herë e mirë, se Perandoria Osmane dallon shumë me Turqinë e sotshme, ajo Perandori, nuk ishte vetëm e turqve dhe brenda kufijve të saj, nuk jetonin vetëm turq! Në përbërjen e saj, kjo Perandori me përmasa kolosale, kishte lloje të ndryshme të popullsisë, gjuhëve, etnive, ngjyrave dhe feve, dhe të gjithë këta, pa asnjë dallim, nga Perandoria dhe nga shtetet jashtë përbërjes së saj, janë quajtur me një emër të vetëm, osmanlinjë, apo osman (frëngjisht= ottoman).
Një shembull i tillë ekziston edhe në ditët e sotme, si p. sh., Britania e Madhe e cila përbëhet nga 4 shtete (Anglia, Skocia, Wellsi dhe Irlanda Veriore), janë të ndara edhe në etni, fe, gjuhë dhe ngjyrë, por se të gjithë brenda saj, nga shtetet tjera quhen si britanik, pa dallim se a është nga etnia anglez, skocez, etj.
Shembulli tjetër është tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë 52 shtete të mbledhura në një shtet të vetëm (Perandori Moderne), e që dallojnë nga njëra tjetra në çdo aspekt, por që të gjithë qytetarët e Amerikës, në Botë njihen si amerikan, pavarësisht a është nga New York, Washington, Texas, etj.
Kështu ishte edhe në Perandorinë Osmane, edhe pse popullsia e saj ndahej në shumë gjuhë, etni, fe, dhe ngjyra, që e përbënin strukturën e saj gjeografike e demografike, prap se prap ata njiheshin si osmanlinj tek shtetet e tjera! Ne e dimë se P. Osmane tokat shqiptare i njihte si Arnavutluk dhe popullin që jetonte në ato toka i quante arnaut, gjë të cilën shtetet tjera nuk e bënin! Mos të harrojmë, se në Perandorinë Osmane ishin 38 sadriazem apo vezirë, me prejardhje shqiptare (si sot kryeministra), ata nuk do të mund ta kishin atë pozitë sikur mos të ishin pjesë e kësaj Perandorie apo sikur mos të njiheshin si osmanlinjë!
Andaj, nëse dikush thotë se shqiptarët janë pasardhës apo bijë të osmanlinjëve, nga një këndvështrim real, nuk e ka gabim, sepse paraardhësit e shqiptarëve të sotshëm ishin pjesë e asaj Perandorie!