A lejohet Planifikimi familjar sipas Islamit?
Bordi i Asamblesë ka marrë në shqyrtim çështjen e përcaktimit të pasardhësve, ose siç quhet me një term të shtrembëruar “planifikimi familjar” dhe pas diskutimeve e shkëmbimit të pikëpamjeve në bordin e Asamblesë njëzëri vendosi si vijon:
Duke pasur parasysh se Sheriati Islam nxit për rritjen e numrit të pasardhësve të myslimanëve dhe përhapjen e tyre, sepse pasardhësit llogariten një dhunti e madhe nga Allahu për robërit e Tij.
Ku në këtë drejtim na ndihmojnë tekstet e sheriatit nga Kurani dhe Suneti, të cilat aludojnë, se mendimi për përcaktimin e pasardhësve, apo parandalimin e shtatzënisë është në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut, të cilën Allahu e ka krijuar dhe me të drejtën islame, që Allahu ka qenë i kënaqur që kjo të jetë fe për njerëzimin.
Si edhe për shkak të faktit të përkrahësve, që mbështesin mendimin e përcaktimit të pasardhësve, apo të parandalimit të shtatzënisë janë një grup që synojnë me thirrjet e tyre dinake për të reduktuar numrin e myslimanëve në përgjithësi.
Dhe popullit arab dhe popujve myslimanë të shënjestruar në veçanti, në mënyrë që ata të kenë fuqi për të kolonizuar vendet, të robërojnë popujt dhe të shfrytëzojnë pasuritë e vendeve islame.
Të punosh me këtë mendim (thirrje) është futja e akteve të injorancës dhe paragjykimeve të këqija për Allahun e Madhëruar, mosbesimin dhe dobësimin e etnitetit islam, që ndërtohet nga shumica njerëzore dhe me lidhje në mes vetes.
Në fund Asambleja Ndërkombëtare e Fikhut Islam në Meke vendosi njëzëri, që nuk lejohet përcaktimi i pasardhësve në formë të përgjithësuar dhe nuk lejohet parandalimi i shtatzënisë.
Nëse synimi i saj është frika e skamjes, sepse Allahu është furnizuesi: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.”,[1] apo për arsye të tjera që nuk janë të pranuara në sheriat.
Ndërsa përdorimi i arsyeve për parandalimin e shtatzënisë apo vonimit të saj në raste individuale të dëmshme, siç janë: se gruaja nuk bën dot lindje normale dhe detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fetusit, atëherë nuk ka ndonjë pengesë në Sheriatin Islam.
Kështu është edhe nëse shtyhet për arsye të tjera, që janë të ligjshme në Sheriatin Islam apo shëndetësore, të miratuara nga një mjek musliman i besueshëm.
Mund të ketë parandalim të shtatzënisë në rastet kur është në pyetje dëmtimi i nënës, nëse hetohet frika për jetën e saj nga një raport prej mjekëve të besueshëm myslimanë.
Ndërsa thirrja për përcaktimin e pasardhësve apo parandalimin e shtatzënisë në përgjithësi nuk lejohet në Islam, për arsyet e përmendura më lart, dhe aq më shumë e rrit mëkatin obligueshmëria e popujve me këtë veprim.
Nëse bëhet i detyrueshëm, në një kohë kur shpenzohen shuma të mëdha parash në garën botërore të armatimit për mbizotërim dhe shkatërrim, në vend që të shpenzohen për zhvillimin ekonomik, rindërtimin dhe nevojat e popujve.
Allahu e din më së mirë.
[1] Hud, 6