Magazina

Bereqeti i bamirësisë ndaj prindërve

Imam Et-Taberani ka regjistruar një transmetim nga Tavus Ibn Kejsani, i cili ka thënë:
“Një Benu Izraelit kishte pasur katër djem. Pas një kohe, ishte sëmurë. Njëri nga djemtë e tij u thotë vëllezërve të vet:
‘Ose ju kujdesuni për babanë tonë të sëmurë deri në vdekje, dhe ju nuk do të merrni asgjë nga trashëgimia e tij, ose unë do të kujdesem dhe nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e tij?”
Në fund ai pranoi që të kujdeset për babanë e vet të sëmurë deri në vdekjen e tij. Kur i vdiq babai, ai e varrosi dhe nuk mori asnjë nga trashëgimia e tij.
Ai ishte i varfër dhe kishte një familje të madhe.
Një natë pa në ëndërr se po i fliste një zë: ‘Shko te filan vendi dhe gërmoji 100 monedha ari që gjenden aty.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo pasuri me bereqet, apo pa bereqet?’

‘Ajo është pasuri pa bereqet’, e mori përgjigjen.

Ai këtë ëndërr ia tregoi edhe gruas së tij, e cila i tha: ‘Shko dhe merri 100 monedha ari, sepse me to mund të më blejsh rroba dhe ne mund të jetojmë bukur.’ Burri iu përgjigj: ‘Jo, unë nuk do të marrë asgjë në të cilën nuk ka bereqet.’

Natën e dytë përsëri në ëndërr e dëgjoi atë zërin duke i thënë: ‘Shko te filan vendi dhe gërmoji 10 monedha ari.’

Ky e pyeti: ‘A është ajo pasuri me bereqet, apo pa bereqet?’ Iu përgjigj: ‘Ajo është pasuri pa bereqet.’ Ai ia përmendi këtë gruas së tij, dhe ajo i tha të shkonte dhe t’i merrte ato paratë. Mirëpo, ky nuk pranoi të merrte një pasuri në të cilën nuk kishte bereqet.
Edhe natën e tretë ai ëndërroi që dikush po i thoshte: ‘Shko te filan vendi dhe gërmoje një monedhë ari që gjendet aty.’

Ai pyeti: ‘A është ajo monedhë ari me bereqet apo pa bereqet?’ Iu tha: ‘Ajo është një monedhë ari me bereqet.’ Ai tha: ‘Atëherë pra, unë do të shkoj të gërmoj dhe ta marrë.’

Të nesërmen ai shkoi te vendi i përmendur në ëndrrën e tij, e gjeti monedhën e arit dhe e mori.

Pastaj u takua me një peshkatar që po bartte dy peshq të mëdhenj, të cilin e pyeti: ‘Sa kushtojnë peshqit?’

‘Një monedhë ari’, u përgjigj peshkatari. Dhe ky burri i bleu dy peshq me monedhën e artë të cilën e gjeti.

Kur erdhi në shtëpi, gruaja e tij mori për t’i përgatitur peshqit për drekë. Duke e pastruar peshkun e parë, në të gjeti një margaritar çfarë kurrë nuk kishte parë. Pastaj e hapi edhe peshkun tjetër, edhe aty gjeti një margaritar të njëjtë.

Pas pak kohe, mbreti i cili sundonte në atë kohë, kishte dërguar që t’ia blejnë një margaritar të shtrenjtë, por askund nuk po mund të gjenin një margaritar çfarë po kërkonte mbreti, përveç se te ky njeriu. Ata e informuan mbretin për këtë, dhe ai urdhëroi që ai njeriu ta sillte margaritarin që e kishte. Kur mbreti e pa margaritarin, u mahnit nga bukuria e tij dhe menjëherë dëshiroi ta blinte.

Njeriu i tha: ‘I dashuri mbret, unë nuk mund të shesë këtë margaritar më lirë se 30 ngarkesa ari.’ Mbreti e pranoi pa hezitim këtë çmim, dhe urdhëroi që t’i jepen 30 ngarkesa ari për atë margaritarin.

Mbreti kur e mori margaritarin në dorë u admirua pa masë me bukurinë e tij, pastaj tha: ‘Ky margaritar është i mrekullueshëm, por nuk është i vlefshëm pa shokun (qiftin) e tij.’ Pastaj e pyeti njeriun: ‘A mos ndoshta ke edhe një margaritar të tillë, nëse ke do ta paguaj dy herë më shumë se këtë?!’

Burri ia solli edhe margaritarin tjetër dhe mbreti për të ia dha 60 ngarkesa ari.”

Related Articles

Back to top button