Magazina

Fjalimi emocionues i Natalie Portman: Mos i “shkelmoni” të mirat, jo të gjithë mund t’i kenë!

“Kur e kthej kokën pas dhe kujtoj shkollimin tim, më kujtohet se si miqtë dhe unë ankoheshim sepse nuk donim të shkonim në shkollë – nuk donim të bënim detyrat e shtëpisë.

Unë nuk isha e vetëdijshme si fëmijë që e gjithë bota nuk jetonte siç jetoja unë, se në fakt isha shumë, shumë me fat – se 99% e botës po jetonin në rrethana shumë më të vështira.

Mendova për këtë shumë kur vizitova për herë të parë Shkollën Kisaruni në Kenia: Shkolla u ndërtua nga WE Charity në zonën e Maasai-t, ku më parë nuk ofrohej arsimi i mesëm për vajzat.

Nisa të takoja klasën e parë të diplomimit dhe unë u mahnita nga këto vajza të reja që ishin kaq të motivuara për të mësuar dhe që me të vërtetë përfituan nga “privilegji” po ju jepej.

Ato e dinë sa e rrallë është që një vajzë të ketë mundësi për arsim të mesëm atje dhe sa me fat janë ato.

Vajzat zgjohen në orën katër të mëngjesit për të studiuar dhe luten që shkolla të jetë shtatë ditë në javë në vend të pesë ditëve. Ato e kuptojnë se kjo mundësi mund të ndryshojë jetën e tyre.

Kenianet duan të bëhen doktoresha, mësuese madje dhe presidente dhe duan të kthehen në komunitetin e tyre për ta bërë më të mirë dhe më të fortë.

Ne duhet t’i ekspozojmë fëmijët tanë në një mënyrë të ndershme dhe jo të frikshme ndaj gjërave që po ndodhin: Se si disa njerëz nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, se si disa kafshë nuk trajtohen siç trajtohen kafshët e tyre në shtëpi dhe se si mjedisi ynë është i çmuar dhe ka nevojë për kujdesin tonë.

Dhe fëmijët do ta kuptojnë. Kur shohin njerëz ose kafshë në nevojë, dëgjojnë rreth mjedisit, ata duan të ndihmojnë. Fëmijët janë natyrshëm të përulur – ata kanë zemra shumë më të mëdha dhe më të pastra se sa ne.

Çdokush mund të bëjë një ndryshim të madh kur ndan ide që kanë shumë kuptim për të.”

Related Articles

Back to top button