Lajme

“Lugina do të bashkohet me Kosovën” / Thaçi përplaset sërish me Haradinajn për kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë sërish kundër presidentit Hashim Thaçi por kësaj here publikisht, duke deklaruar se do t’i mbrojë kufijtë. Reagimi ka ardhur pasi presidenti Hashim Thaçi foli për korrigjimin e kufijve, duke u shprehur se ai do të përfshijë bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Kosovës, ushtarët tanë të cilët do ta ruajnë kufirin Kosovë Serbi. Si dhe në kuadër të dialogut të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do të punojmë në mënyrë unike që të arrijmë marrëveshje paqësore, duke nënkuptuar njohje reciproke, njohje nga 5 vendet e BE-së, anëtarësim në NATO, BE dhe OKB. Dhe në kuadër të marrëveshjes për korrigjimin e kufijve, korrigjimet historike përfshi edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Kosovës” Hashim Thaçi. Ndërkohë, për këtë çështje ka folur edhe kryeparlamentari Veseli, i cili u shpreh se askush nuk duhet të lejojë që të cenohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Related Articles

Back to top button