Lajme

Nxënësit nga Lugina e Preshevës pritet ta vizitojnë Prekazin

Nisja do të bëhet prej orës 07:00 nga Presheva dhe Bujanoci, ku pritet të arrijnë në Prekaz të Kosovës në orën 10:00.

Aty do të mbajë një fjalim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Rexhep Hoti, i cili është Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas vizitës në Prekaz, nxënësit janë të ftuar që të drekojnë në objektin e Kryeministrisë në Prishtinë dhe më vonë do ta kenë rastin ta vizitojnë Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Kjo është Agjenda për eskursion 06/10/2018 07:00 Nisja nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci 10:00 – 10:30 Vizitë në Prekaz 12:00 – 12:20 Fjalë rasti nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj Fjalë rasti nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti 12:20 – 13:30 Dreka në Prishtinë (Objekti i Kryeministrisë) 14:00- 14:30 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës 16:00 – 18:00 Vizitë në Prizren 18:00 Kthimi për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje

Related Articles

Back to top button