Metoda e Hitlerit (Tregim mbresëlënës)
METODA E HITLERIT
(Tregim mbresëlënës)
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Hitleri ishte befasuar kur kishte mësuar se tre oficerë të tij e kishin tradhtuar dhe nuk ia kishin zbatuar urdhrat e tij.
Kishte vendosur t’i dënojë ata në një mënyrë të çuditshme. Secilin prej tyre e kishte vendosur në një qeli të veçantë, ku më pas ua kishte lëshuar gramafonin prej të cilit jehonte muzika klasike me zë të lartë. Përveç kësaj, ai i kishte lidhur dhe përsipër tyre kishte vendosur gypa të hollë, prej të cilëve, pranë tyre ngadalë pikte uji.
Oficerëve të burgosur ju ishte thënë se nga gypat është duke rrjedhur gazi helmues, nga i cili do të vdisnin brenda 6 orëve.
Pas më pak se 4 orësh, dy oficerët u gjetën të vdekur, ndërsa i treti pësoi ndryshime serioze psikologjike. Natyrisht, ky ishte një mashtrim, përkatësisht, ishte një luftë psikologjike e cila bëri që njeriun, ta vriste mendimi i tij personal !!!
Vetë ideja për gazin vdekjeprurës bëri që trupat e tyre të sekretojnë hormone, të cilat ndikojnë negativisht në zemër dhe në organet e tjera të trupit. Si rezultat i proceseve të tilla fizike shumë shpesh mund të shkaktohet vdekja.
Kjo është pikërisht ajo që mediat e sotme po bëjnë për ne. Me informacione të ndryshme po bëjnë që shoqëria të bie viktimë e ideve dhe bindjeve të veta. Mendimet tona thjesht na vrasin edhe neve edhe shoqërinë tonë.
Këtu do t’i numërojmë vetëm disa nga këto ide:
Qytetërimi perëndimor është model për të gjitha shoqëritë;
Terroristët islamikë janë rreziku më i madh për njerëzimin;
Produktet e huaja janë shumë më të mira se tonat;
Ne këtu nuk mund të bëjmë asgjë;
Me pranimin e ideve të tilla, ne bëhemi skllevër të paragjykimeve tona dhe krijues të pengesave, të cilat nuk i mposhtim dot vetëm sepse nuk përpiqemi. Në këtë mënyrë, ne kufizohemi dhe e vrasim edhe veten edhe shoqërinë në të cilën jetojmë. /Akos.ba/