Magazina

Mos i hidhni bishtat e qepës, janë më të shëndetshme se vetë ato

Enzimat aktive të gjendura tek bishtat e qepëve parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet e zemrës! Përmbajtja e vitaminës K mund të ndihmojë gjithashtu në forcimin e kockave tuaja.

Vitamina K ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kockave duke rritur prodhimin e një proteine ​​tjetët që kërkohet për të ruajtur densitetin e kockave.Një studim, i botuar në revistën Journal of Bone and Mineral Research, doli në përfundimin se marrja e dozave të përditshme të vitaminës K, ulte rrezikun e thyerjes së kockave pasi ndihmonte në ruajtjen e densitetit të këtyre të fundit.

Vitamina K e pranishme tek bishtat e qepëve mund të veprojë e kombinuar me vitaminën D dhe kalciumin, prandaj sigurohuni që të merrni rreze dielli çdo ditë dhe të përfshini ushqime të pasura me kalcium në dietën tuaj.

2. Shëndeti i syrit

Veç vitaminës A, qepër në përgjithëse dhe bishtat e tyre në veçanti janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për retinën pasi mund të parandalojë disa çrregullime të syve të tilla si ulçera dhe karatatet e korneas.

3. Ul nivelin e sheqerit në gjak

Bishtat e qepës përmbajnë një enzimë të njohur si allyl propyl disulfide, e cila është e njohur për aftësinë e saj në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu, nëse do të hani bishtat e qepës do të plotësoni 20% të nevojave të trupit për mineralin e kromit. Ky i fundit është thelbësor për rregullimin e insulinës brenda gjakut dhe uljes së nivelit të përgjithshëm të kolesterolit.

4. Shëndeti i lëkurës

Qepët (përfshirë këtu dhe bishtat) ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së lëkurës për shkak të një kompleksi të veçantë të njohur si alicin. Kjo përbërje do të parandalojë shfaqjen e rrudhave, do të rrisë prodhimin e elastinës dhe do të zbehë shenjat e plakjes. Veç alicinës, vitamina C e cila gjendet tek bishtat e qepëve do të ndihmojë në luftën kundër dëmtimeve të radikaleve të lira.

Related Articles

Back to top button