Magazina

Në cilin vend të Zvicrës jetohet më gjatë?

Zvicra ka jetëgjatësinë më të lartë në Evropë me 83.7 vjet, sipas Eurostat. Në nivel rajonal, vetëm Madridi në Spanjë, njerëzit jetojnë deri në 85.2 vjeç, kurse në Zvicër kryeson kantoni i Ticinos (85 vjet).

Sipas statistikave, Spanja është në vendin e parë në botë për jetëgjatësi, pasi kryeson me tre rajone, duke u pasuar nga Zvicra dhe Italia, shkruan “The Local”.

Brenda Zvicrës, zona me jetëgjatësinë më të lartë pas kantonit jugor italian ishte rajoni i Liqenit të Gjenevës, me 84.2 vjet, përcjell albinfo.ch.

Në Zvicrën Qendrore jetëgjatësia është mesatarisht 84 vjet, duke qenë në mesin e 15 rajoneve me jetëgjatësinë më të lartë në Evropë.

Pastaj vjen Cyrihu me 83.9, pasuar nga veriperëndimi (zona Basel, Aargau) në 83.6 dhe Zvicra Lindore (nga Glarus në Thurgau, përfshinë St. Gallen) në 83.4, sipas Eurostat.

Vendi i fundit, megjithëse ende me një jetëgjatësi shumë të lartë, u mbajt nga “Espace Mittelland” (Bernë, Freiburg, Solothurn, Neuchâtel dhe Jura) në 83.1.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jetëgjatësia në Zvicër është 81 vjet për burrat dhe 85 për gratë.

Related Articles

Back to top button