Magazina

Njhuni me “njeriun e akullt” në historinë e mafies

Nga Metju Geskill/ Riçard Kuklinski, ishte një nga killerat më të mëdhenj që kanë punuar për mafian. Duke mos qenë italian, ai nuk ishte asnjëherë “pjesë” e familjes famëkeqe kriminale, por mund të kishte qenë fare mirë një i tillë. Disa thonë se Kuklinski vrau mbi 300 persona, me urdhër të shefave të ndryshëm të krimit.

Shumë të tjerë thonë se Kuklinski nuk ishte i prirur të punonte sit ë tjerët, për të siguruar para. Ai ishte thjesht një vrasës sociopatik, që gjeti një mënyrë për të fituar para duke vrarë njerëz. Për shumëkënd nesh, killeri i mafias është një karakter disi romantik.

Kuklinski u pyet në një rast nëse mund të “…krahasohej me një vrasës?”. “Jo”, ai u përgjigj: “Unë jam një vrasës!”. Riçard Kuklinski u lind në Nju Xhersi në vitin 1935, nga një baba alkoolik dhe një nënë fetarisht e përkushtuar. Kur ishte i vogël, Riçardi zbuloi se i pëlqente të vriste kafshët – jo në gjueti, por duke vrarë macet e lagjes.

Në fakt, rezultoi që vrasja ishte gjëja që i jepte Rikardit kënaqësinë më të madhe në jetë. Vetë Kuklinski tha se personin e parë e vrau në moshën 14 vjeçare, kur rrahu për vdekje gangsterin e lagjes që e dhunonte hera-herës. Ai braktisi shkollën, dhe gjatë viteve 1950 ishte integruar në rradhët e kriminelëve lokalë të Nju Xhersit.

Nga moshën 18 vjeçare ai vrau personin e parë pas një pagese. Për fatin e keq të “bishës” Kuklinski (ai ishte 1.9 metra i gjatë, dhe peshonte rreth 140 kg), shumica e punëve të tij të para nuk përfshinin vrasjet – ishin grabitjet, shantazhet dhe shpërndarja e drogës.

Por kjo nuk qe e mjaftueshme për Kuklinskin. Duke filluar nga mesi i viteve 1950, ai do të shkonte në Nju Jork, duke synuar vrasjen e njerëzve. Mund të ishte dikush që ai e kishte takuar më parë, apo thjesht dikush që e shihte në rrugë, apo ndonjë ndërveprim i shkurtër me dikë që e kishte mërzitur.

Kuklinskit thjesht i pëlqente të vriste njerëz, dhe nuk kishte rëndësi se si. Ndonjëherë i qëllonte me armë. Herë të tjera i rrihte deri në vdekje. Kjo varej vetëm nga gjendja e tij emocionale dhe rrethanat. Nga fundi i viteve 1950, dhe në fillim të viteve 1960, Kuklinski u bë pjesë e mafias njujorkeze.

Ai punoi direkt me shefin e krimit të Bruklinit, Roi De Meo, që ishte vetë pjesë e familjes më të madhe mafioze, Gambino, dhe një vrasës gjakftohtë. Fillimisht, Kuklinski ishte borxhli ndaj De Meos, dhe e shleu borxhin e tij duke vrarë dikë. De Meo pa shpejt tek Kuklinski një njeri me disa dhunti kur vinte puna tek vrasjet, dhe së shpejti Kuklinski do të punonte për mafian italiane në SHBA.

Sipas dëshmive, Kuklinski nuk kishte frikë, dhe do të vriste cilindo. Ai punoi jo vetëm për De Meon, por për familjen mafioze Gambino, dhe shpejt u bë i njohur në ato qarqe si “Vetë Djalli”. Sot është gjithnjë e më e vështirë të arratisesh pas një vrasje. Shumë kriminelëve u është marrë ADN-në kur janë arrestuar më herët, dhe kjo e bën më të vështirë që “ata që kenë sukses”.

Metodat e policisë janë përmirësuar. Kamerat gjenden kudo, nga cepat e rrugëve deri te ndërtesat dhe shtëpitë, dhe në xhepin e të gjithëve në formën e smartfonëve. Kuklinski veproi përpara përhapjes së këtyre gjërave. Për të shmangur çdo gjurmë, Kuklinski do t’i priste gishtat e viktimave të tij, në mënyrë që policia të mos kishte shenjat e gishtërinjve.

Ai gjithashtu do t’u hiqte dhëmbët, kur kjo ishte e mundur. Shumë herë ai do të hidhte trupat e viktimave të tij në lumin Hadson – dekompozimi do ta bënte më të vështirë njohjen e tyre.

Ndërsa ndodhnin këto vrasje në seri, Kuklinski po ngrinte familjen e vet. Në vitin 1961 ai u martua me gruan e tij Barbara. Ata patën 3 fëmijë.

Deri në dasmën e tyre, Kuklinski vlerësoi se kishte vrarë 65 persona. Kuklinski, si të tjerët në mafia, kishte një histori formale për mbulesë, dhe e takoi gruan e tij ndërsa ajo punonte si sekretare në një nga bizneset e mafias. Si shumë gra të abuzuara, edhe Barbara hoqi të zitë e ullirit.

Kur Kuklinski ishte në humor të mirë, ai sillej si një bashkëshort dhe prind shembullor. Por

ai nuk qe gjithmonë kështu. Ai e rrihte shpesh bashkëshorten, dhe i tha se “i përkiste atij”. Ai e kërcënonte se nëse tentonte ë largohej prej tij, do të vriste gjithë familjen e saj. Ajo i besoi atij, megjithëse theksoi më vonë, se nuk pa kurrë asnjë shenjë se ai ishte një vrasës i vërtetë.

Gjatë viteve 1960, 1970 dhe shumicën e viteve 1980, Kuklinski vazhdoi vrasjen. Ai ishte vrasësi më i kërkuar në bregun lindor të SHBA-së, dhe në mbarë vendin. Kuklinski është shprehur se nuk ka vrarë asnjëherë gra apo fëmijë. Ai e mbajti tejet të fshehtë jetën e tij profesionale dhe shoqërore.

Askush në lagjen e tij, nuk do të shihte “tipa mafizë”. Nga vitet 1980, Kuklinski kishte filluar ndërmarrjen e vet kriminale. Ndoshta për shkak të presionit, apo për arsye se ishte bërë tepër i ngathët, autoritetet filluan ta gjurmojnë. Si shumë histori të tjera rreth krimit të organizuar, fillimi i fundit për Kuklinskin erdhi kur një nga miqtë e tij mafiozë, u pendua dhe ra dakord të vendoste një përgjues për policinë.

Një nga bisedat ishte ajo me Kuklinskin, duke folur mbi një porosi për një vrasje. Kjo ndodhi në vitin 1985. Në vitin 1986, Kuklinski dhe gruaja e tij po hanin mëngjes kur policia e rrethoi shtëpinë. Kur Barbara i kërkoi shpjegime policisë, hetuesi kryesor i tha asaj thjesht:”Ai është një vrasës!”.

Pas një gjyqi të gjatë, Kuklinski u gjet fajtor për 7 vrasje, dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ai vdiq në vitin 2006, pasi pati edhe një gjë që e donte shumë përveç vrasjes – publicitetin. Pas një jetë të gjatë të dyfishtë, Kuklinski dha intervista nga burgu për revista, gazeta dhe televizione. Ai pretendoi se ishte paguar 40 mijë dollarë për vrasjen e Xhimi Hofas, udhëheqësit të sindikatës së Nju Xhersit, vdekja e të cilit mbetet ende një mister.

Ai tha se nuk ka ndjerë kurrë ndonjë keqardhje për atë që ka bërë, përveçse për familjen e tij, nga e cila ai dëshironte falje. Por familjarët e tij nuk e bënë këtë. Hera e fundit që ai bisedoi me gruan e tij, ishte në burg kur ishte prekur nga një sëmundje fatale.

Related Articles

Back to top button