Magazina

Përzierja e mjaltit me kanellën shëron disa sëmundje

Mjaltë dhe kanellë

Fakte mbi mjaltin dhe kanellën: Është gjetur se një përzierje e mjaltit me kanellën shëron sëmundjet më të shumta.

Mjalti prodhohet në shumë vende të botës.Shkencëtarët sot e pranojnë mjaltin si një ilaç shumë efektiv për të gjitha llojet e sëmundjeve. Mjalti mund të përdoret pa efekte anësore për çdo lloj sëmundje.Shkenca tani thotë se edhe pse mjalti është i ëmbël, nëse merret në dozimin e saktë si një ilaç, ajo nuk dëmton pacientët diabetik.

Weekly World News, një revistë në Kanada, në versionin e saj të datës 17 janar 1995 dha listën vijuese të sëmundjeve,që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë të zbuluar nga kërkimet e shkencëtarëve në vendet perëndimore:

Zemra: Bëni një qull nga mjalti dhe pluhuri kanellës, të lyeni bukën me të dhe t’a hani rregullisht cdo mëngjes. Ul kolesterolin në arterie dhe e shpëton te sëmurin nga sulmi në zemër. Edhe ata që tashmë kishin një atak në zemër, nëse e bëjnë këtë proces të përditshem, do t’i ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes. Përdorimi i rregullt i procesit të mësipërm ndihmon në funksionimin e duhur të frymëmarrjes dhe forcon rrahjet e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada, spitale të ndryshme kujdesen për pacientët me sukses dhe kanë gjetur se si në moshë të madhe arteriet dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen. Mjalti dhe kanella rigjallërojnë arteriet dhe venat.

Arthritis: Pacientët me artrit mund të marrin çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, një gotë me ujë të nxehtë me dy lugë mjalti dhe një lugë të vogël çaji me pluhur kanelle.Nëse merret rregullisht madje edhe artritet kronike mund të shërohen. Në një studim të kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Kopenhagës, kanë gjetur se kur mjekët trajtonin pacientët me një përzierje te një luge gjelle mjaltë dhe gjysmë luge të vogël çaji pluhur kanelle para mëngjesit, ata zbuluan se brenda një jave nga 200 persona, që trajtoheshin me se 73 pacientë u liruan krejtësisht nga dhimbjet dhe brenda një muaji të gjithë pacientët, të cilët nuk mund të ecnin ose te lëviznin për shkak të artritit, filluan të ecnin në këmbë pa dhimbje.

Kistitis: Merrni dy lugë pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni. Ajo shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.
Dhimbje dhëmbit: Bëni një pastë nga një lugë çaji me pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe aplikojeni atë në dhëmbin që dhemb. Ju mund ta përhapni tre herë në ditë mbi dhëmb deri sa të ndaloj dhimbja.

Kolesteroli: Dy lugë gjelle mjaltë dhe tre lugë çaji kanellë pluhur të përziera në 456 gram ujë çaji,që jepen pacientit me kolesterol,treguan ulje te nivelit te kolesterolit në gjak për 10% brenda dy orësh. Siç është raportuar në pacientët me artrit,nëse merret tre herë në ditë, kolesteroli kronik është shëruar. Sipas të dhënave në këtë revistë, mjalti i pastër i marrë me ushqim lehtëson nga kolesteroli.

Ftohjet: Ata që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të rënda duhet të marrin një lugë gjelle mjaltë të vakët me 1/4 lugë çaji pluhur kanelle në ditë për 3 ditë. Ky proces do të kurojë kollën kronike,të ftohurën dhe do kryej pastrimin e sinuseve.

Çrregullimet e stomakut: Mjalti kur merret me kanellë kuron stomakun nga dhimbjet dhe gjithashtu pastron rrënjësisht ulcerat e stomakut.

Gazrat (fryrjet): Sipas studimeve të bëra në Indi dhe Japoni u vërtetua se,në qoftë se mjalti merret me pluhur kanelle, stomaku lirohet nga gazrat.

Sistemi imunitar: Përdorimi i përditshëm i mjaltit dhe i pluhurit te kanellës forcon sistemin imun dhe mbron trupin nga bakteret dhe viruset. Shkencëtarët zbuluan se mjalti ka vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit forcon qelizat e bardha të gjakut për të luftuar bakteret dhe viruset.

Patretshmëria: kanella pluhur e përzier me dy lugë gjelle mjaltë kur merret para ushqimit lehteson dhe tret një vakt të rëndë.

Gripi: Një shkencëtar në Spanjë ka vërtetuar se mjalti përmban një përbërës natyral, i cili vret mikrobet e gripit dhe e shpëton pacientin nga gripi.

Jetëgjatësia: çaji me mjaltë dhe me pak pluhur kanelle, kur merret rregullisht parandalon mplakjen. Merrni 4 lugë mjaltë, një lugë pluhur kanelle dhe tre gota ujë dhe vlojini. Pini 1/4 e filxhanit, tre deri katër herë në ditë. Ajo e mban lëkurën të freskët dhe të butë dhe ngadalëson plakjen.Jetëgjatësia gjithashtu rritet dhe madje edhe një 100 vjecar fillon të sillet si një 20 vjeçar.

Humbje peshe: Cdo mëngjes gjysmë ore para vaktit me stomak bosh dhe natën para gjumit pini mjalte dhe pluhur kanelle te ziera në një filxhan uji. Nëse merret rregullisht ul peshën madje edhe personave më të trashë,gjithashtu pirja e rregullt e kësaj përzierje nuk lejon grumbullimin e yndyrës në trup edhe nëse personi bën dietë te lartë kalorike.

KANCERI: Hulumtimet e fundit në Japoni dhe Australi, treguan se kanceri i avancuar i stomakut dhe i eshtrave janë trajtuar me sukses. Pacientët, që vuajnë nga këto lloje kanceri, duhet të marrin përditë 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji pluhur kanelle për një muaj 3 herë në ditë.

Lodhja: Studimet e fundit kanë treguar se përmbajtja e sheqerit ne mjaltë është më e dobishme se sa e dëmshme për rezistencen e trupit. Të moshuarit, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në pjesë të barabarta janë më vigjilente dhe fleksibël.Dr Milton, i cili ka bërë kërkimin,thotë se gjysmë luge gjelle mjaltë në një gotë me ujë e spërkatur me pluhur kanelle,e marrë çdo ditë pas furcimit te dhëmbëve dhe mbasdite rreth orës 3:00 kur vitaliteti i trupit fillon të bie, rrit vitalitetin e trupit brenda një jave.

Related Articles

Back to top button