Magazina
Shfrytëzoni fundjavën me diell: Moti në vijim, paska surpriza
Pavarësisht se fundjava vjen me rritje temperaturash deri në 2 gradë, moti i qëndrueshëm nuk do të zgjas për shumë gjatë.
Koha pritet të përkeqësohet ditën e martë, si pasojë e masave të ftohta ajrore që do të vijnë nga veriperëndimi i Europës, duke sjellë kështu ulje të ndjeshme të temperaturave dhe rreshje shiu.
E ndërsa në fundjavën e ardhshme priten që temperaturat të bien edhe më, që do të thotë nëntori nis i ftohtë.
Kaq kapriçoz duket moti këtë vit sa me vete në çantë duhet të keni se s’bën një çadër, një xhup dhe një bluzë me mëngë ta shkurtra. Dielli mund të dalë krejt papritur.