Magazina

Shpëtoni nga pirja e cigares duke ndjekur këto veprime

Sipas Departamentit Kombëtar të Shëndetit të Londrës , duhanpirësi mesatar ka nevojë për mbi 5.000 cigare në vit, që do të thotë se ata duhet të shpenzojnë shumë para për t’i blerë ato.
Kriza ekonomike dhe ardhja e cigareve elektronike e kanë bërë të lehtë që shumë njerëz të lënë duhanin. Megjithatë, nuk është provuar që cigaret elektronike ndihmojnë duhanpirësit. Prandaj, duhanpirësit duhet të gjejnë opsione më të shëndetshme, që kërkojnë vullnet të madh. Disa mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë janë:

1.Vendosni një datë: Është e rëndësishme që të jeni të bindur për vendimin që keni marrë. Mënyrat janë të ndryshme por këshillohet që të përgatiteni për vështirësitë që keni përpara, transmeton living.al.

2.Studimet kane treguar që njerëzit që konsumojnë perime 4 herë në ditë e kanë më të lehtë për të hequr dorë nga cigarja.

3.hiqni dorë nga alkoli dhe kafja për disa muaj. Nuk ka njeri që pi cigaren dhe most ë dëshirojë ta shoqërojë atë me cigare. Kështu që rrini larg lokaleve në mëngjes më mirë dilni për një shëtitje.

4. Zëvëndësoni cigaren me ndonjë çamçakëz ose lajthi, arra, fara. Duhet njëra nga këto për të hequr dëshirën dhe vesin e të pirit cigare.

5.Aktivitetet: Mundohuni të qëndroni I zënë me punë shumicën e kohës. Aktivitet e ndryshme, soportet, fotografia, kërcimi apo çdo gjë tjetër që ju mban të zënë do të ishte shumë mirë.

Related Articles

Back to top button