Magazina

Shqipëri: Godet me shkelma makinën e policisë për 1 gjobë

Policia e Pogradecit ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një i ri ka denoncuar efektivët për dhunë gjatë shoqërimit në komisariat.

Sqarohet se shtetasi Ilir Bega është shoqëruar pasi goditi me shkelma makinen e policit.

28 vjecari tha per mediat: Me dhunuan gjate shoqerimit dhe qendrimit ne Komisariatin e Pogradecit.

Ndërkohë nga ana tjetër policia njofton:

“Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambjentit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.

Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.

Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë.

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi”, sqaron policia. j.j

Related Articles

Back to top button